E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhuron 3 anije për Rojën Bregdetare shqiptare

Durrës, 6 gusht - Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka dhuruar për Rojën Bregdetare të Durrësit 3 anije “ARC ANGEL. Këto anije të reagimit të shpejtë kanë një vlerë 5.3 milionë dollarësh. “ARC ANGEL” ka një gjatësi prej 13 m dhe shpejtësi 35 deri 40 nyje.
Gjatë muajit gusht, një ekip trajnues i Rojës Bregdetare të SHBA do zhvillojë në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar, që do të përdorë këto anije. Pas përfundimit të këtij kursi, dy anije do shërbejnë në Flotiljen Detare të Jugut dhe një anije në Flotiljen Detare të Veriut, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të këtyre flotiljeve, njofton TV Klan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›