MSH për sezonin e verës: Kujdes me diellinushqimet dhe alkoolin
TIRANE- Në këto ditë të nxehta të verës dhe në kulmin e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar qytetarëve të bëjnë kujdes në marrjen e rrezeve të diellit dhe në përdorimin e ushqimit i cili duhet të jetë i pastër dhe mundësisht i gatuar.
Sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Gazmend Bejtja helmimi ushqimor apo ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme mbeten probleme mjaft shqetësuese për këtë periudhë.
“Rekomandohet që të shmanget ekspozimi direkt në diell nga ora 11 deri në 3. Më të rrezikuar nga rrezatimi ultraviolet janë personat të cilët kanë një ngjyrë më të hapur të lekurës, sy bojëqielli dhe sidomos fëmijët. Në rast kur shtetasit vënë re që në ambjentet ku shërbehet ushqim ka papastërti, ka insekte duhet padyshim që të shmangen nga ky ambient.” theksoi Bejtja.
Drejtori i Shëndetit Publik bëri thirrje më tej për ulje të konsumimit të pijeve alkoolike, pasi nga konstatimet e deritanishme shihet si një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.
“Konsumi apo abuzmi me substancat, konkretisht me alookin përbën një rrezik madhor për jetën e shtetasve shqiptarë.” u shpreh Bejtja.
(e.n/news24/BalkanWeb)