Durres, perkujtohet Dita e Flamuri
Durres- Bashkia e Durresit ka organizuar nje ceremoni solemne dy dite me pare ne perkujtim te ngritjes se flamurit te Pavaresise, me 26 nentor 1912. Ne kete ceremoni kane marre pjese kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako, veterane, perfaqesues te komuniteteve fetare, perfaqesues dhe zyrtare te tjere te pushtetit vendor. Flamurin, ne te njejtin vend ku eshte shpalosur edhe perpara 96 vitesh, e ka ngritur kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako i cili ne fjalen e rastit deklaroi se te gjithe perulen me respekt perpara te gjithe atyre patrioteve qe sakrifikuan gjithcka per pavaresine e vendit, "Eshte nder per mua te kryej sot, pas 96 vjetesh ate akt solemn, e shume te pritur nga banoret e ketij qyteti, kur kryetari i pare i bashkise se Durresit Hafiz Ali Podgorica, ngriti flamurin me 26 nentor te vitit 1912", tha Dako. Me pas kryebashkiaku Dako ka zbuluar bustin e kryebashkiakut te pare te Durres Hafiz Ali Podgorica, i cili eshte vendosur prane bashkise dhe eshte pune e skulptorit te njohur Qazim Kertusha.
E.A.
E.A.