E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues, ja si do te ndryshoje Tirana

Miratohet plani rregullues i qytetit te Tiranes. Me ne fund kryeqyteti i Shqiperise do te ece sipas nje plani te ri, pasi ai ekzistues nuk i pergjigje kerkesave te kohes, pasi ishte miratuar qe ne vitin 1998. Por megjithese dokumenti themeltar ka marre dje miratimin nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes, ai do te kontrollohet imtesisht edhe KRRTRSH-ja ne menyre qe te marre vulen perfundimtare. Pikerisht ne kete faze i gjithe ky plan mund te hidhet poshte, pasi sipas ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, "nese eshte nje plan qe rregullon punet e Kocos sigurisht qe ne do te mbajme qendrimin qe duhet te mbajme qe te rikthehet e te rishqyrtohet nga e para".

Risite

Plani i ri rregullues, i paraqitur ne ekspozite eshte ndare ne pese kategori kryesore zhvillimi. E para ka te beje me mikpritjen e popullsise se ardhshme qe pritet te rritet ne mase shume te madhe. Keshtu, sipas bashkise se Tiranes, pritet qe te sigurohet strehim per rreth 400 mije banore te rinj, duke dendesuar lagjet ekzistuese, ne masen rreth 1800 ha, qe jane territore ne zhvillim. Nderkaq, ne kete kuader pritet transformimi i 14 qendrave dytesore dhe krijimi i pese qendrave te reja dytesore. Sa i perket sektorit ekonomik dhe zhvillimit, bashkia e Tiranes premton krijimin e 200 mije vendeve te reja te punes. Nga keto, eshte parashikuar qe 132 mije vende pune te hapen ne privat dhe 68 mije ne sektorin publik. Gjithashtu, ne kuader te planit te ri rregullues pritet transformimi i ish-zonave industriale ne zona shume funksionale. "institucione dhe sherbime komunitare eshte kategoria e trete e paraqitur ne hyrjen kryesore te pavijonit te ekspozimit te Planit te riu Rregullues per Tiranen. Keshtu, pritet zgjerimi i kater zonave spitalore kryesore, ndertimi i nje poliklinike per cdo zone, krijimi i kampusit te ri universitar si dhe ndertimi i plot 17 zonave te reja. Bashkia e Tiranes ka parashikuar edhe aplikim bonusi "transferim i te drejtes se ndertimit", per sherbimet publike. Hapesirat publike dhe te gjelbra jane nje pike tjeter e ketij plani, duke shpallur zona te mbrojtura Parkun e Liqenit, Parkun e Liqenit te Farkes, Parkun e Liqenit te Paskuqanit dhe parku i Liqenit pergjate lumit "Lana" dhe Tirana". Transporti dhe Levizja, jane kategoria e fundit e ekspozuar ne Pavijon. Ne te, flitet per projektin e Unazes se Madhe qe do te kaloje permes tre fazash, pjesa jugore, pjesa veriore dhe pjesa lindore. Gjithashtu, ne kete sektor do te kete krijim te korsive te dedikuara per transportin publik, krijimin e sistemit "Tram-Tren", stacione te reja te integruara per levizjen e qytetareve dhe mallrave si dhe ndertimin e sistemit "Parkim dhe transport publik".

Miratimi

Kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht dhe kryetari i Keshillit te Rregullimit te Territorit, shprehu mirenjohjen per te gjithe ata qe moren pjese ne kete proces si dhe konsideraten per institucionet e perfshira e grupet e interesit qe jane perfshire ne vijimesi, ne menyre te vecante per studion "Urban -Plan". Ai e cilesia diten e djeshme, te shenuar per kryeqytetin, per te gjithe qytetaret por edhe por Keshillin e Rregullimit te Territorit. "Ky plan eshte fryt i nje bashkepunimi intensiv i te gjithe aktoreve dhe faktoreve institucionale, shoqerore e qytetare dhe do te jete i ekspozuar per te gjithe kryeqytetasit", tha Rama. Nderkohe, per sa i perket ketij plani, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi se "mbetet ende per t'u pare por eshte pozitive qe me ne fund kemi nje dokument, megjithese me shume vonese pasi duhet te kishte perfunduar me shume se 1 vit e gjysem me pare, por me mire vone se kurre". Sipas tij eshte e nevojshme te shihet se cfare cilesie ka ky dokument, pasi duhet saktesuar nese eshte vertet nje plan rregullues per Tiranen apo eshte nje plan qe rrit problemet e klientelizmit te bashkise. Megjithate, Olldashi duke kerkuar te mos paragjykoje punen e bere nga institucioni vendor theksoi se "nese eshte nje plan qe rregullon Tiranen do te thoja qe ky eshte nje eveniment pozitiv dhe qe Ministria do te angazhohet te pershpejtoje te gjitha procedurat per miratimin e tij ne te gjitha shkallet". Nderkohe, nga ana tjeter, kreu i bashkise se Tiranes, e vleresoi kete plan pasi nuk eshte nje strukture e ngrire, por nje forme e gjalle, e cila i pershtatet kushteve e njekohesisht ambicies sone, per nje transformim te metejshem te kryeqytetit. "Dua te theksoj se me kete prezantim, mbyllet nje odise e pashmangshme prej nje sere vitesh, duke bere qe sot Tirana te jete kryeqyteti i Shqiperise edhe ne drejtim te hapjes se nje rruge te re, per planet e reja rregulluese te shume qyteteve te tjera, duke pasur sot, planin e pare te ri te epokes se re", tha Rama. Ky projekt gjigant, ne perfundim mbetet Plani i Pare Rregullues, ne periudhen e pluralizmit, i hartuar ne baze te nje procesi te decentralizuar dhe gjitheperfshires. L. Ndoka

Hartimi planit, sa rruge e gjate

Per here te fundit, plani rregullues eshte hartuar ne vitin 1989, gje kjo qe hapi shume probleme per shkak se ndryshoi teresisht menyra e te jetuarit dhe dendesia e popullsise. Realizimi i Planit Rregullues te Tiranes ka qene nje nga synimet e shpallura te bashkise se Tiranes qe ne vitin 2001. Puna filloi me impenjimin e stafit teknik te bashkise, analizen paraprake, spektrit te gjere te problematikes qe ndeshej ne qytetit e Tiranes, mbledhjen e informacionit, etj. Synimi per te sjelle nje ndryshim radikal, jo vetem ne planifikimin urban, por edhe ne sistemin rregullator te zhvillimit urban, solli natyrshem nevojen e asistences teknike nderkombetare. Diskutimet per sigurimin e asistences teknike per Planin e ri Rregullues te Tiranes filluan ne mesin e vitit 2002, ndersa nje vit me vone u arrit qe te sigurohet financimi i pjesshem, per proceset e planifikimit, me asistence teknike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›