E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat demtojne shtreterit e lumenjve

Fier- Aktivitetet e firmave te inerteve ne shtreterit e lumenjve, rrezikojne permbytjen e qindra hektareve toke dhe banesave. Situata e krijuar kohet e fundit ka vene ne levizje Agjencite e Mjedisit dhe te Ujit ne Basenin e Semanit. Mbledhja eshte zhvilluar diten e djeshme ne ambientet e prefektures se Fierit, ku eshte vene ne dukje se disa firma ndertimi vazhdojne te demtojne shtreterit e lumenjve, megjithese eshte e ndaluar me ligj, ku prej dates 1 nentor per sezonin dimeror, nuk lejohet ky aktivitet. Sipas raportit te mbajtur ne kete mbledhje, qe mban daten 27 nentor te ketij viti dhe me numer protokolli 214, thuhet nder te tjera se, "jane rinovuar 10 leje shfrytezimi pikash inertesh e zhavorresh". Nga kontrollet e ushtruara nga Agjencia Mjedisore ne rrethet Fier e Berat jane gjetur disa firma ndertimi te cilat kane shkelur vendimin e KKU-se, date 21 qershor 2006, ku thuhet qarte se, "ndalohet shfrytezimi i zhavorreve dhe ranoreve ne shtreterit e lumenjve". Jane vene re te pakten 3 firma qe kane thyer kete vendim dhe jane kerkuar masa te rrepta per cdo rast.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›