Opozita: Jo zgjedhje pa karta
Kartat e identitetit te qytetareve dhe pasaportat biometrike qe pritet te prodhohen ne vend kerkonin nje regjister elektronik te qytetareve. Tashme pritet qe ne muajt e pare te vitit te ardhshem keto dokumente te rendesishme per qytetaret shqiptare te jene gati. Nderkohe qe opozita, nepermjet kryetarit socialist Rama, eshte shprehur qarte, se nuk mund te kete jo vetem zgjedhje te lira, por as zgjedhje te thjeshta pa karta identiteti. Ndersa kryeministri Berisha dhe perfaqesues te larte te mazhorances, kane theksuar se ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme do te perdoren karta identiteti dhe pasaporta te reja. Ky premtim eshte perseritur nga kryeministri Berisha edhe pak dite me pare me rastin e miratimit te Kodit te ri Elektoral. Pajisja e qytetareve me keto dokumente te rendesishme, eshte edhe nje nga kushtet baze te misioneve nderkombetare vezhguese te zgjedhjeve. Keto dokumente jane edhe nje hap me shume drejt sigurise qe vendi yne mund t'i jape Bashkimit Evropian per te ecur me shpejt me procesin e integrimit.