E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Regjistri elektronik, gati listat"

Zyrat e gjendjes civile ne te gjithe vendin, 354 te tilla, duke nisur nga muaji tjeter, do te perdorin regjistrin e ri elektronik gjate punes se tyre. Keshtu ky projekt i rendesishem i financuar nga Bashkimi Evropian dhe OSBE, pritet te eliminoje edhe radhet e gjate ne zyrat e gjendjes civile, duke qene se sherbimi elektronik e thjeshtezon proceduren. Te pranishem ne prezantimin e perfundimit te ketij projekti, perfaqesues te OSBE-se dhe Komisionit Evropian deklaruan se ky sistem i ri do te ndikoje pozitivisht ne hartimin e listave te zgjedhesve duke i permiresuar ndjeshem ato. Nderkohe qe ne te njejten linje jane shprehur dhe zv.kryeministri, Genc Pollo dhe zv.ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, te cilet kane marre pjese ne procesin e perfundimit te ketij projekti. Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh deklaroi se modernizimi i ketij sistemi do te sherbeje per hartimin e listave te zgjedhesve dhe pritet te sjelle perfitime te medha per vete vendin. "Testimi do te jete zbatimi i sakte i tij nga punonjesit e gjendjes civile, qe do te jene garante te te dhenave personale te shtetasve. Sistemi i gjendjes civile eshte nje pike kyce, per arritjet e deritanishme dhe do te sjelle perfitime te mira, per shtetin shqiptar", deklaroi ambasadori i OSBE-se ne fjalen e tij. Nga ana tjeter ambasadori i OSBE-se pergezoi punen e madhe qe eshte kryer nga stafi i Ministrise se Brendshme dhe i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile, ne pergatitjen e ketij regjistri te ri. Po i njejti qendrim u theksua dje edhe nga perfaqesuesi i Komisionit Evropian, Luigi Brusa. Perfaqesuesi i KE-se, e cilesoi kete sherbim te ri edhe si nje gur themeli per proceset e ardhshme elektorale. "Perfundimi i ketij projekti eshte shume pozitiv, jo vetem per proceset elektorale, por pritet te rrise dhe cilesine e sherbimeve ndaj publikut. Ai eshte nje gur themeli per listat dhe burim informacioni per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike", deklaroi perfaqesuesi i KE-se, gjate prezantimit te projektit per elektronizimin e gjendjeve civile ne te gjithe vendin. Por sipas tij, ende duhen akorduar burime te mjaftueshme njerezore dhe financiare per te siguruar bashkerendimin dhe qendrueshmerine e kesaj perparesie kyce te Partneritetit Evropian. "Nje sistem i shendoshe i regjistrit civil dhe adresave, eshte guri i themelit per lista zgjedhesish te besueshme dhe per dokumente te besueshme. Ende duhen akorduar burime te mjaftueshme njerezore dhe financiare per te siguruar bashkerendimin dhe qendrueshmerine e kesaj perparesie kyce te Partneritetit Evropian", tha perfaqesuesi i BE. Futja ne perdorim e Regjistrit Kombetar te Shtetasve shenon edhe hapin e fundit ne krijimin e nje sistemi modern te gjendjes civile ne Shqiperi. Programi kompjuterik qe eshte pjese e sistemit u zhvillua bashkerisht nga Ministria e Brendshme e Shqiperise dhe ajo e Austrise. Asistenca ne modernizimin e sistemit shqiptar te gjendjes civile u mundesua permes nje projekti te financuar nga Bashkimi Evropian me nje vlere prej 2.5 milione euro, me financime shtese nga OSBE-ja dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara. Gjithashtu, ne zhvillimin e sistemit te ri ka kontribuar edhe Statistics Norway.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›