"Mbrojme voten nga Rama-Berisha"
Deputetet greviste u bashkuan serish dje ne protestat masive ne mbrojtje te votes se lire. Mijera vete nga te gjitha rrethet e vendit, u mblodhen dje ne Sheshin "Skenderbej", ne protesten e organizuar nen moton "Vota eshte e shenjte". Ne mes te turmes ne podiumin e ngritur, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta tha se "lufta" ne mbrojtje te votes se lire do te vazhdoje. "Jemi ketu per te ndaluar korrupsionin politik te dy partive te vjetra, per te mbrojtur voten e shqiptareve. Ne krye te partise qe duhet te ishte garancia kryesore e zgjedhjeve te ardhshme, po fshihet nje "Berishe" me i madh se Sali Berisha", tha Meta. Sipas tij, vota e lire po cenohet nga marreveshjet e fshehta mes Sali Berishes dhe Edi Rames. "Berisha-Rama jane bere miq me njeri-tjetrin dhe ne menyre tinezare e bene fakt te kryer nje Kod Elektoral me probleme shume te medha", theksoi Meta. Ne miting moren pjese, perfaqesues politik mbeshtetes se Metes, se vota po cenohet nga dy partite e medha. Keshtu kreu i PDK-se, pjesemarres edhe ne greven e urise, Nard Ndoka vijoi akuzat duke theksuar se dy kreret e PD-PS po perpiqen me cdo menyre qe te vjedhin votat me Kodin e ri Zgjedhor qe hartuan. Ndoka u shpreh se beson, se ka ende kohe qe kodi i hartuat nga dy partite e medha te ndryshohet. "Komisioneret tane, do te jene ne numerimin e votave. Keta drejtues partish, me kodin e vjedhjes, i vune ne pikepyetje zgjedhjet e ardhshme. Ka akoma kohe per nje reflektim, per ta ndryshuar kodin sa nuk eshte vone", tha Ndoka. Ne vijim te fjalimeve para turmes protestuese me pankarta per voten e lire, deputeti i PS 91, Petro Koci tha se Berisha dhe Rama po nxjerrin politiken jashte kontrollit te qytetareve. "Bashkeqeverisja e tyre, perben pa kontrollueshmerine e pushtetit. Korrupsioni konsensual mbi zgjedhjet, vjen nga etja per fitime te paligjshme ne prona e para", tha Koci. Reshtit te protestuesve, iu shtua dhe kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi. Ai mori fjalen para protestuesve, duke u rebeluar ndaj Kodit Zgjedhor, miratuar nga dy forcat e medha politike, qe per Shehin cenon lirine e shqiptareve. "Ne qe e dime se c'eshte diktatura, e ndjejme sot mungesen e lirise. Jemi ketu per nje vote te qyteteruar dhe kunder atyre qe bejne nje marreveshje ne kurrizin e tyre, pasi do ta pesojne vete", u shpreh Shehi. Protesta ka filluan ne sheshin qendror te kryeqytetit per te vijuar pergjate bulevardit deri per balle Kryeministrise. Rozeta Rapushi