E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Hapja e kutive nuk cënon Kushtetutën

Në pritjes së tryezës së presidentit, selia rozë hedh poshtë pretendimin e kryeministrit se hapja e kutive të 28 qershorit cënon Kushtetutën. Sipas deputetit Taulant Balla, ky pretendim nuk qëndron në kushtet kur kreu i qeverisë, në vitet e fundit e ka shkelur 20 herë ligjin themeltar të shtetit.

“Hapja e kutive të 28 qershorit është transparencë kushtetuese dhe
ligjore dhe për asnjë moment kjo domosdoshmëri nuk bie ndesh as me
Kushtetutën, as me ligjet dhe as me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 20
vendime të Gjykatës Kushtetuese kanë gjetur fajtor Sali Berishën si
shkelës të Kushtetutës.Bojkoti ynë dhe protestat qytetare janë të vetmit
mekanizma demokratikë, në kushtet kur parlamenti është i uzurpuar për
shkak të legjitimitetit të vet politik të munguar” tha Balla.

Ndërkohë, deputetja e Vlorës, Luiza Xhuvani, e quan plagosjen e
këshilltarit bashkiak të PS në këtë qyetet si një tjetër provë e krizës
së rëndë politike që po kalon Shqipëria. “është një tregues i shkallës
së lartë të konfliktualitetit politik, që shpeshherë, fatkeqësisht,
përshkallëzohet edhe në akte të tilla dhune fizike, që rrezikojnë të
marrin jetë njerëzish. është e pafalshme për këtë qeveri, që ngjarje si
ajo e mbrëmshmja, kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta, duke
pushtuar gjithmonë e më shumë ekranet e familjeve shqiptare’ tha
Xhuvani.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e diel , 07 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›