PDU: Si kurrë më parë afër zgjidhjes së cështjes came
VLORE-Organizimi i strukturave solide ka qenë në fokusin e takimit të Partisë Drejtësi dhe Unitet në Vlorë. Gjatë këtij takimi, deputetët e PDU-së, kryetari Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën objektivat kryesore të kësaj partie, e sidomos të çështjes çame. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi vendosi theksin mbi nevojën e organizimit të strukturave të qëndrueshme të partisë me qëllim çuarjen para të aspiratës të partisë me profesionalizëm. “Ne jemi nje Parti, që ka një kauzë të madhe, një kauzë që është e fortë tek gjithseicili nga ne. Prandaj jemi më të motivuar. Por, që të përballojmë me sukses sfidat e ardhshme elektorale dhe të cojmë përpara me cilësi e profesionalizëm apiratën tonë, ne duhet ta kthejmë PDU në një Parti moderne, të mirëoragnizuar me struktura solide e hapësira për të kontribuar të gjithë. Tani është koha për ta filluar këtë proces. Pasi ne treguam se c’dimë të bëjmë, motivuam e ngjallëm shpresën tek të gjithë anëtarët e komunitetit tonë e tek të gjithë Shqiptarët, PDU do jetë parti e të gjithë Shqiptarëve.” - theksoi Idrizi. Vendimi për planin e punës së PDU-së u mor në fillim të këtij viti gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. (e.n/BalkanWeb)