Rezoluta e KiE, PD e LSI: Rama po reagon me dhunë
Mazhoranca e cileson si absurde artikulimin e liderit te opozites Rama per vazhdimin e protestave ne kohen kur komuniteti nderkombetar kerkon zgjidhjen e menjehrshme te ngercit politik. Deputeti demokrat dhe kryetar i delegacionit shqiptare ne keshillin e Europes, Ilir Rusmali, deklaroi se ne rezoluta e miratuar nga kjo asamble shpreh qarte qendrimin kunder bojkotit dhe nxit zgjidhjen nepermjet tryezes se negocitave te presidentit te republikes.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në rezolutën e saj në
asnjë rrethanë, në asnjë rresht, në asnjë fjalë të saj, nuk ka lidhur
dialogun politik me kërcënimin për protestë. Në asnjë rresht të saj, në
asnjë fjalë të saj nuk ka mbështetur dhe nuk ka justifikuar protestat.
Jo vetëm kaq, por Asambleja Parlamentare me rezolutën e saj thotë që
negociata nëpërmjet presidentit të republikës nuk duhet të synojë
rivendosjen e dialogut politik. Rivendosjen e dialogut politik, por edhe
t’i japë fund bojkotit të PS ” tha Rusmali.
Ne te njejten linje per qendrimet e kryetari socialist Rama, u shpreh
edhe zevendeskryeminsitri dhe ministri i jashtem Ilir meta i cili
ironizoi edhe nismen e krijimit te frontit opozita.
“Dialogu kërkon dy palë, asnjë herë nuk ka munguar vullneti për dialog
nga ana e qeverisë, përkundrazi qeveria ka qenë e hapur për dialog dhe
do të thosha se ka qenë tepër zemërgjerë në drejtim të plotësimit të
shumë prej kërkesave dhe pretendimeve nga ana e lidershipit të opozitës.
Por ju mund ta shikoni sjelljen tjetër, për fat të keq, krejtësisht
destruktive, arrogante, të një anshme dhe shantazhuese, ku ndërkohë që
pritet të fillohet një tryezë dhe zhvillohet një dialog paralajmërojnë
një front që do të na sjelli qametin” tha Meta.
Bledian Koka