Shkup, Todorov: Nuk dua konflikte ndëretnike
SHKUP- “Gjëja e vetme që nuk dëshiroj të arrij si ministër është që të kontribuoj për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni” kështu u shpreh sot ministri i Arsimit, Nikolla Todorov lidhur me vendimin e mësimit të gjuhës maqedonase për përkatësinë shqiptare nga klasa e parë. "Posaçërisht këtë nuk dëshiroj ta arrij me këtë vendim, i cili në bazën e tij ka mësimin e gjuhës, si një prej shkallëve kyçe që duhet të kalohen për tejkalim të barrierave. Barriera gjuhësore është një prej barrierave më të mëdha në komunikim dhe mendoj se kjo është një mënyrë për integrim më të mirë dhe më të lehtë të shoqërisë", deklaroi Todorov në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai theksoi se për këtë çështje ka ekzistuar dialog, është debatuar edhe në seancë qeveritare, ku është miratuar konkluzion që të fillohet me vendosjen e gjuhës maqedonase nga klasa e parë, ndërsa këtë vit kjo të zbatohet në gjysmëvjetorin e dytë. (e.n/rel/BalkanWeb)