E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me armë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është plagosur me armë pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar ku 27-vjeçari Gazmend Popa është qëlluar me armë.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e rij shëndetësore mbetet e rëndë.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›