"Grand Ballo", edhe këtë fundviti në TKOB
TIRANË- Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kanë nisur provat për “Grand Ballo”, një aktivitet tradicional, që do të shfaqet një natë përpara ndërrimit të viteve.
Në atmosferën festive të fundvitit, ky koncert do të sjellë kryeveprat e muzikës klasike botërore të kompozitorëve Shtraus, Moxart, Franz Lehar, etj. Ky është viti i tetë që në sallën e TKOB pritet të zhvillohet “Grand Ballo”, sipas traditës vjeneze, ku orkestra simfonike interpreton valse të njohura, të cilat kërcehen edhe nga të pranishmit.
Ndërkohë që paraditen e ditës së nesërme TKOB do të shfaqë koncertin koral dhe solistik "Christmas-Matine", më pas në mbrëmje do të vijojnë shfaqjet e baletit “Zhizel”, deri në 25 dhjetor.
Një vit më parë hapja e mbrëmjes u bë me interpretimin e "Marshit të Pashait", për të vazhduar më pas me “Tango” nga Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. Më pas në skenën e TKOB-së u performuan pjesë nga premierat e këtij teatri.
(d.b/BalkanWeb)