E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres plagoset me arme nje 36 vjecar

Një 36 vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët vona të së hënës në Durrës
Indrit Dule është qëlluar dy herë në trup me armë zjarri pas një konflikti me disa persona të tjerë në Arapaj të Durrësit, zonë në të cilën ai banon.

Sipas të dhënave të para, konflikti mendohet të ketë lindur për larje hesapesh të vjetra, për shkak se 36 vjeçari Dule njihet si person me precedent, i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë, të plagosjes apo edhe ushtrim te dhunës ndaj efektivit të rendit

I plagosuri është dërguar menjëherë për në spitalin e Durrësit, ku mjekët bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe indetifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›