Durrës, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar

Një 27-vjeçar është plagosur me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar rreth orës 03:00 ku 27-vjeçari Mihalim Rama është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me një person.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim për kapjen e tij.