E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, plagoset polici

Eshte plagosur me arme zjarri polici Vlash Ashiku, 27 vjec ne qytetin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 18.00 ne nje lokal ne plazhin e ketij qyteti. Polici 27 vjeçar nga Dibra, Ashiku, kishte ardhur ne Durres per te takuar mikun e tij Sehad Muda. Ndersa ndodheshin ne lokal jane konfrontuar me nje person, i cili ishte i armatosur dhe u ka qelluar. Mesohet se polici, i cili ne momentin e konfrontimit ishte i veshur civil dhe miku i tij kane marre plage te lehta ne kembe. Dy te plagosurit jane derguar menjehere ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Autori i kesaj plagosje i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes eshte shpallur ne kerkim. Sipas burimeve policore mesohet se shkak i ketij sherri ka qene per motive banale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›