"Të fortët" që nuk pranuan kthimin pa mbrojtje te posaçme
14/04/2009 Kërcënimet e fundit ndaj Kristopullit dhe kërkesa e Prokurorisë për ta marrë në mbrojtje
Dosja “Hoxha”, në pikëpyetje mbrojtja e dëshmitarit kyç
TIRANË- “Beteja” e heshtur mes vetë Ziso Kristopulit, dëshmitar në zhdukjen e bisnesmenit Remzi Hoxha, që së fundmi ndihet në presion (nuk kërkon mbrojtje nga shteti) dhe organeve përkatëse që garantojnë jetën e dëshmitarëve, duket në një rrugë pa krye. Këto ditë atij i kanë shkatërruar vreshtin, ndërsa është shprehur se “Ky akt i ri dhune kundër meje vjen pas kërkesës që unë kam bërë pranë Prokurorisë së Përgjithshme për ekstradimin e Ilir Kumbaros. Me sa kuptohet, njerëz të interesuar për të mos ndodhur kjo, kanë zgjedhur këtë formë presioni. Kërcënime ballë përballë nuk kam
pasur, por në forma të tilla. Unë kam refuzuar mbrojtjen e shtetit, kur mu ofrua ajo”. Teksa më 16 shtator të vitit të kaluar Prokuroria i kërkoi Ministrisë së Brendshme mbrojtjen e dëshmitarit në zhdukjen e Remzi Hoxhës. Kërkesa është bërë me shkrim dhe po e tillë është kthyer një përgjigje negative nga ana e dikasterit blu. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Ministria e Brendshme nuk e pa të arsyeshme të marrë në mbrojtje Ziso Kristopullin një nga personat e shoqëruar nga SHIK- u i vitit 1995 dhe i keqtrajtuar në rrethana tepër misterioze. Ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për mbrojtjen e tij. Dëshmia e Kristopullit është e shënuar dhe dokumentuar në procesverbalet e Prokurorisë, por ai është shprehur se ka nevojë për mbrojtje pasi ndjehet i kërcënuar. “Ziso Kristopulli ka ardhur në zyrat tona dhe është ankuar për torturat që i kanë shkaktuar”,- ka thënë Ilir Cenollari, ish-drejtor i komanduar në SHIK.
Ligji i vitit 2004 ngarkon me përgjegjësi Ministrinë e Brendshme
Kushtet e përcaktuara për të përfituar mbrojtje
Përpunimi i të dhënave, ndryshimi i identitetit e masat e tjera
Në vitin 2004, me miratimin e ligjit nr. 9205 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” përcaktohet qartë se Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, pasi merr miratimin në parim të Komisionit të Vlerësimit të Masave të Posaçme të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, përgatit rregullat me karakter teknik dhe operativ për kushtet, metodikat dhe procedurat e verifikimit, të përgatitjes dhe zbatimit të masave të zakonshme dhe të posaçme të mbrojtjes, për mënyrat, format dhe mjetet e komunikimit, si dhe për administrimin e akteve dhe të informacionit që lidhet me veprimtarinë e vet. Mes masave të posaçme të mbrojtjes për dëshmitarët, bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe personat e afërm ose të lidhur me ta përmendet ndryshimi i identitetit, ndryshimi i vendbanimit, mbrojtja e përkohshme e identitetit, e të dhënave dhe dokumenteve të personit të mbrojtur, dhënia e deklarimeve të dëshmitarit nën një identitet tjetër dhe administrimi i tyre me mjete të veçanta për deformimin e zërit, të pamjes së vërtetë të tij dhe forma të tjera të caktuara sipas ligjit, masa të veçanta mbrojtëse, fizike dhe teknike, në vendin ku qëndron personi i mbrojtur, si dhe gjatë lëvizjeve të tij, etj.
Të akuzuarit e dosjes
Dhe ekstradimi i Kumbaros
Për krimin e kryer gati 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish shikas dhe gjyqi zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtu në Tiranë, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-shikasve, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur atë. Në 24 mars gjykata angleze vendosi që ish-shikasi Ilir Kumbaro që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, do të ekstradohet në Shqipëri. Vendimi është marrë nga togat e zeza të gjykatës britanike, të cilat pasi janë njohur me provat dhe argumentet e palëve, kanë arritur në konkluzionin se shtetasi që maskohej me emrin e rremë Shaqa Shatri, është i shumëkërkuari Ilir Kumbaro.
Dosjet më problematike, ku të akuzuar e dëshmitarë kërkuan mbrojtje të jetës
“Hakmarrja për drejtësi”
Është një kalvar i vërtetë akuzash e kundërakuzash, të pandehur, krime, dëshmitarë e përzierje politike. Kur u ekzekutua Genci Sina, shoferi i ish-kryeprokurorit Sollaku, taksisti “Beni” që sipas policisë shoqëroi Altin Arapin, kërkoi mbrojtje dhe prej asaj dite sdihet se në çshtet është transferuar. Edhe Alban Kalaja, një nga prokurorët e çështjes, kërkoi strehim politik në SHBA. Vetë protagonistët Orik Shyti e Atin Arapi fituan azil politik në Zvicër e Belgjikë, pasi u shprehën se ndiheshin të kërcënuar.
“Zhvarrosja e eshtrave”
Korriku i vitit 2007 do të shënonte kulmimin e akuzave të ngritura fillimisht nga një banor i Kosinës në Përmet se prifti i fshatit kishte urdhëruar hapjen e disa varreve autoktone vendase me pretendimin se ato u përkisnin ushtarëve grekë të vrarë në kufi. Altin Ballabani ishte personi që e denoncoi këtë skandal, por ndërkohë që Prokuroria vijonte hetimet e ekspertët mjeko-ligjorë thanë se kockat i përkisnin grave e fëmijëve, personi që publikoi skandalin merrte telefonata me vdekje.
“Haklajt e Tropojës”
Pak javë më parë, Hamdi Haklaj ka fituar në Suedi betejën e parë me shtetin shqiptar, të cilit i duhet të përballet me një tjetër refuzim ekstradimi për motive politike. Ministria suedeze e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Hamdi Haklajt, për shkak se kthimi i tij në atdhe i vë në rrezik jetën. Hamdi Haklaj po gjykohet në mungesë në Tiranë për vrasjen e Ramë dhe Fatime Hoxhës. Edhe motra, Zylfie Haklaj, e kapur në Suedi kërkoi azil atje sepse i rrezikohej jeta.
“Banda e Lushnjës”
Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, i arrestuar në mars 2006 në Ankara po vazhdon betejën ligjore për të mos u ekstraduar në Shqipëri. Pretendimi i tij kryesor është se në Shqipëri, procesi kundër tij ka nuanca politike, pasi është akuzuar publikisht dhe në vendin e tij ai ndihej i kërcënuar. Madje i ka kërkuar Italisë që ta ekstradojë vetëm që të mos kthehet në Shqipëri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe krahu i tij i djathtë, Enver Dondollaku, i cili ndodhet i prangosur në Itali dhe i dënuar atje për trafik droge.
Vrasja e Azem Hajdarit
Izet Haxhia është akuzuar si i implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka kërkuar azil politik në Turqi. Ai u arrestua në ishullin e të pasurve, Kushedasi, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, por deklaroi për policinë turke se jeta e tij është e rrezikuar në Shqipëri. Kjo dosje, një ndër më të vështirat për tu hetuar dhe zbardhur komplet si ngjarje, sipas burimeve nga Prokuroria, ka edhe dëshmitarë të tjerë, të cilët pikërisht prej frikës e kërcënimeve kanë preferuar të heshtin.
“Gërdeci”
Më e freskëta dosje që ende është në gjykim në Gjykatën e Lartë me 29 të pandehur, ështëajo e “Gërdecit”. Kosta Trebicka, dëshmitari kyç që u rrëfye për Prokurorinë në lidhje me dijenitë e tij për tregtinë e armëve, gjatë një interviste televizive ishte shprehur se ndihej kudo i kërcënuar, por nuk kërkoi ndihmë për mbrojtje. Trebicka u gjet i vdekur në një aksident automobilistik në Lekas të Korçës. Kjo dosje përmban qindra fashikuj dhe 400 dëshmitarë, ku disa prej tyre kanë marrë kërcënime.