Krim i dyfishte ne Vlore
Nje krim i rende brenda familjes trondit qytetin e Vlores. Nje 22 vjecar ka vrare ne gjendje te dehur te atin dhe nje kusheri, ndersa ka plagosur te emen dhe nje shok te tij. Gjithcka ndodhi mbremjen e se henes rreth ores 23:30 ne nje banese ne lagjen “Bashkimi” te qytetit bregdetar.Krimi nisi kur Arjon Lula u kthye ne shtepi ne gjendje te dehur se bashku me te kusheririn, shokun e ngushte si dhe te atin. Nje grindje per motive te dobeta ka bere qe tonet te ngriheshin dhe sherri te pasohet me konflikt fizik mes te pranishmeve. Ne gjaknxehje e siper, i riu Lula ka rrembyer nje arme te tipit kallashnikov qe e kishte pa leje ne banese dhe qellon ne drejtim te familjareve duke lene te vdekur te atin Musa Lula 50 vjec dhe kusheririn Bledar Xhaferri 27 vjec.Nga plumbat ka mbetur e plagosur nena e tij Sofie Lula si dhe shoku i tij.Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke arrestuar autorin e tragjedise se bashkun me armen e tij vetem disa minuta larg shtepise.