Biznesmeni padi policisë, i nxori të dhënat
14/04/2009 Avokati i Ajet Ruzin thotë se gjykata e liroi nga akuzat për mashtrime me tokat
Prokurori i Kavajës: U lirua kundrejt garancisë pasurore, hetimet vazhdojnë
TIRANE- Ajet Ruzi, 63-vjeçari që u arrestua një javë më parë nga Prokuroria e Kavajës për veprën penale të “mashtrimit”, është “liruar” pa asnjë mëdyshje nga gjykata e këtij qyteti. Mirëpo duket se ky vendim, i ka dhënë shkak personit të liruar dhe avokatit të tij Përparim Rama, të cilët aktualisht po shikojnë mundësinë që të kryejnë një padi civile kundër policisë së shtetit, me pretendimin se kjo e fundit ka publikuar të dhënat e personit të ndaluar në median vizive dhe atë të shkruar. Ndërkohë që përkundër këtyre deklaratave është shprehur vetë drejtuesi i Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Kavajës Durim Bedini. Në një lidhje telefonike Bedini është shprehur për gazetën “Metropol” se shtetasi i arrestuar Ajet Ruzi është liruar nga gjykata kundrejt një garancie pasurore që ai ka ofruar për të fituar lirinë dhe jo si pasojë e mungesës së provave nga ana e organit procedues. Kryeprokurori i Kavajës nuk pranoi të japë të dhëna konkretë mbi vlerën financiare të dhënë si garanci pasurore nga Ajet Ruzi, por theksoi se organi që ai drejton vazhdon të kryejë hetime mbi aktivitetin e dyshimtë të 63-vjeçarit Ajet Ruzi. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Ruzit, duke pretenduar se klienti i tij u lirua nga akuzat, ka vendosur të sulmojë policinë e shtetit duke u shprehur se me publikimin e të dhënave, policia ka shkelur prezumimin e pafajësisë së klientit të tij si dhe në të njëjtën kohë ka shkaktuar një dëm moral ndaj individit të ndaluar. Mësohet se 63-vjeçari, Ajet Ruzi nga Durrësi është mbajtur tre ditë në qelitë e paraburgimit pas prangosjes së tij me urdhër ndalimi nga Prokuroria e Kavajës. Ndërkohë njoftimi i policisë së Tiranës është pasuar me komente në media, ku i arrestuari cilësohej si mashtrues. Në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës të dhënat personale të Ruzit u shpërndanë për mediat, menjëherë sapo ai u prangos në afërsi të portit të Durrësit. Në të thuhet se Ajet Ruzi, 63 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet për mashtrim të kryer në bashkëpunim, dhe se Prokuroria e Kavajës kishte nxjerrë urdhër ndalimi për të. Ruzi dyshohet se ka mashtruar disa persona lidhur me blerjen e tokave në Durrës dhe Golem.
Njoftimi i policisë
Në datën 8 prill, burimet zyrtare të policisë së Tiranës nëpërmjet një komunikate për shtyp lajmëruan për arrestimin e biznesmenit. Në njoftim thuhej se “Po sot specialistët e Seksioni kundër Korrupsionit kryen kapjen dhe ndalimin në portin e Durrësit të shtetasit: Ajet Ruzi, 63-vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye pasi ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, për shtetasin e lartpërmendur kishte nxjerr urdhrin e ndalimit”.