E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plumba makinës së kandidatit të PS për Ishmin

DURRES-Një incident elektoral është shënuar në Ishëm të Durrësit pas mesnate. Mësohet se automjeti i kandidatit të Partisë Socialiste, Sulejman Ibrahimi është qëlluar me plumba. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate rreth ores 02:00, ndersa Ibrahimi ka denoncuar menjehere ngjarjen ne Polici. Efektivet e Policise është vënë në kërkim të autorëve që dyshohet se janë dy persona nga Thumana e Krujes.

Nga hetimet paraprake policia mëson se mbremjen e se dieles, kandidati për kryetar komune të Ishmit, Sulejman Ibrahimi është konfliktuar me dy persona nga Thumana. Pas sherrit ata kanë qëlluar në drejtim të automjetit të Ibrahimit me armë, tip kallashnikov. Fatmirësisht asnjë nga pulbat nuk ka prekur kandidatin për kryetar komune, ndërsa ngjarja u denoncua menjëherë në polici nga ku efektivët po punojnë për kapjen e 2 autorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›