Wollfarth: Besim se Policia do garantojë zgjedhje të lira
TIRANE-Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth shprehu sot besimin se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të qeta dhe të ndershme dhe kjo në sajë të punës së Policisë së Shtetit. Wollfarth apeloi në adresë të qytetarëve që me qetësi të shikojnë programet e kandidatëve në mënyrë që ditën e votimit të jenë të saktë me zgjedhjen që bëjnë.
“Në fakt shumë e rëndësishme është se Policia e Shtetit është duke u përgatitur në mënyrë të shkëlqyer që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të susksesshme”.
Ambasadori i OSBE i bëri këto deklarata sot pas një takimi që pati me kreun e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
“Policia e Shtetit duhet të bëjë përgatitjet e duhura për ditën e zgjedhje dhe mendoj se ajo është e përgjegjshme që duhen zgjedhje të ndershme dhe të lira. Policia e Shtetit shqiptar është plotësisht e ndërgjegjshme që shqiptarët kanë akses për të votuar dhe ata janë të ndërgjegjshëm për të drejtat e njeriut që duhen respektuar”.
Më tej ambasadori u angazhua se do të ndihmojë në ditën e zgjedhjeve, Policinë e Shtetit për zonat e largëta të thella shqiptare .
“Prezenca e OSBE në Shqipëri do të ndihmojë Policinë e Shtetit shqiptar lidhur me cështjet e komunikimit për të ndihmuar dhe disa zona të largëta të Shqipërisë.
Wollfarth theksoi më tej se është shumë e rëndësishme që situata të vazhdojë të mbetet e qetë dhe që qytetarët të identifikojnë programet më të mira të kandidatëve gjatë kësaj kohe si dhe të fokusohen tek paqja dhe qetësia.
Nga ana e tij, Hysni Burgaj në prononcim për shtypin bëri të ditur se në këtë takim të sotëm me ambasadorin e vuri në dijeni atë për të gjitha hapat që Policia e Shtetit ka hedhur për procesin zgjedhor.
“Unë shkurtimisht i bëra një rezyme të përgjthshme të gjithë veprimtarisë, masat që ka marrë policia e shtetit për procesin zgjedhor. E njoha ambasadorin me planet e veprimit dhe e falenderova për mbështetjen që na ka dhënë në vazhdimësi por në mënyrë të vecantë për procesin zgjedhor, për 7 mijë kopjet e librit te xhepit për policinë e shtetit dhe mbështetjen për zonat e thella ku nuk shkohet me mjete të thjeshta. Garantova ambasadoprin se Policia e shtetit është e angazhuar në mbështetje të ligjit dhe për ligjin”.
(d.b/BalkanWeb)