Tirana përshëndet vrasjen e Bin Laden
TIRANE- Tirana zyrtare përshëndet vasjen e kreut të Al Kaedës Osama Bin Laden.Presidenti Topi I dërgoi një mesazh urimi presidenmtit të SHBA-së Barak Obama. Kryeministri Berisha tha se “Osama mori përgjigjen e duhur” ndërsa kryetari socialist në një lidhje telefonike me ambasadorin Arvizu duke I shprehur atij urimet më të mira, I tha se “Obama mbajti premtimin.
TOPI: FITORE KUNDER TERRORIZMIT
Presidenti i vendit Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama përshëndet asgjësimin e Osama Bin Ladenit duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
‘Si President i Republikës së Shqipërisë dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për arritjen e këtij suksesi, që më ngazëlleu dhe në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit.” – theksohet në mesazhin e presidentit Topi duke siguruar se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre.
'
BERISHA: BIN LADEN MORI PERGJIGJEN E DUHUR
“Një lajm shumë i mirë për paqen dhe luftën kundër terrorizmit”- e cilësoi kryeministri Berisha lajmin e vdekjes së Osama Bin Laden. Kryeministri vazhdoi më tej duke u shprehur se “është Sukses i SHBA-së dhe presidentit Obama dhe ngushëllimi më i mire për mijëra familje të njerëzve që humbën jetën në aktet terroriste të Bin Ladenit
HAXHINASTO: TE PALEKUNDUR KUNDER TERRORIZMIT
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndeti sot eliminimin e kryeterroristit Osama Bin Laden. “Në këtë ditë, populli shqiptar bashkohet me ndjenjat dhe solidaritetin e popujve të mbarë botës, që kanë vuajtur pasojat e akteve të pashembullta të terrorizmit ndërkombëtar, përfshi 11 shtatorin”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ministria e jashtme. “Shqipëria, si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar, shpreh bindjen se qëndrimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frymëzuesve të tyre, përbën kyçin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë thuhet e mesazhin e kreut te diplomacise shqiptare.”- përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
RAMA: OBAMA MBAJTI PREMITIMIN
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka përcjellë urimet e tij ambasadorit të amerikës Aleksandër Arvizu. Duke deklaruar se “Obama mbajti premtimin” kryetari socialist tha se vrasja e Bin Laden është një “Fitore të madhe kundër terrorizmit”
(Suela Gera/BalkanWeb)