Elbasan, plagoset 34-vjeçari, në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri është shënuar në mbrëmje në Elbasan, ndërsa një armë gjuhu është përdorur për këtë krim. Shtetasi Ardian Duraku ka qënë personi i cili është goditur nga një person ende i paindetifikuar.
Uniformat blu, mësohet se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur nga hetimet paraprake, për të zbardhur më tej këtë ngjarje, ku 34-vjeçari është plagosur në fshatin Papërr tek Ura e Zezë.
Tashmë është ngritur një grup hetimor ndërsa blutë kanë izoluar zonën dhe kanë vazhduar kërkimet për vënien në pranga të autorit. Motivet e ngjarjes mbeten ende te paqarta, ndersa mesohet se 34 vjeçari eshte ne gjendje te rende shendetesore. Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit per të marrë ndihmen e duhur mjekësore.