Elbasan, qëllohet me plumb në kokë 34-vjeçari
ELBASAN - Mbrëmë rreth orës 21:45, është plagosur rëndë në pritë një 34-vjeçar nga Elbasani. Burime zyrtare nga policia lokale pohojnë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër.
Mësohet se Arjan Duraku, banues në lagjen "Maji" i qytetit të Elbasanit ishte duke udhëtuar me një automjet tip "Opel", kur është qëlluar me çifte nga një person ende i paidentifikuar.
Për pasojë ai është plagosur rëndë dhe është dërguar urgjentisht në Spitalin kirurgjikal të këtij qyteti. Mjekë të këtij spitali bëjnë me dije se viktima është qëlluar në kokë dhe se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se ngjarja ka si motiv hakmarrjen ose ka ndodhur për motive të dobta.