E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, mbështetje Shqipërisë në fushën e turizmit

Tashmë Italia do ti ofroj suport Shqipërisë edhe në fushën e turizmit. Ekspertët nga vendi fqinj e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme për zhvillimin e një vendi sektorin e turizmit. Pasi sipas tyre, është e vetmja fushë që garanton rritje ekonomike 

TIRANE- Italia do të ndihmojë Shqipërinë me eksperiencën e saj në fushën e turizmit. Përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë diskutuar dhe shkëmbyer ide me ekspertët italianë të këtij sektori, duke e vlerësuar shumë të rëndësishme përvojën e vendit fqinj. Por përveç eksperiencës, përfaqësuesit e palës italiane do të ndihmojë Shqipërinë edhe me projekte në fushën e turizmit.
Ekspertët nga vendi fqinj e kanë vlerësuar shumë të rëndësishme për zhvillimin e një vendi sektorin e turizmit. Pasi sipas tyre, është e vetmja fushë që garanton rritje ekonomike, edhe në periudha krizash. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›