Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagosen 2 persona
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugore Pukë-Fushë Arrëz, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Sipas policisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia e rrugës dhe një parakalim i gabuar i drejtuesit të automjetit
PUKE- Një aksident është shënuar gjatë mesditës së sotme në segmentin Pukë-Fushë Arrëz. Një automjet tip Benz me targa LE 5434 A, ka dalë nga rruga duke përfunduar 200 metra në humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë Pashk Prenga 46 vjeç, kryetar i fshatit Gojan i Madh në Pukë dhe Pjetër Ndreka 48 vjeç, të cilët janë nxjerrë nga humnera prej disa kalimtarëve të rastit që e kanë parë automjetin teksa ka rënë në thellësi.
Sipas burimeve policore shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia e rrugës dhe një parakalim i gabuar i drejtuesit të automjetit. Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit të Pukës, për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve spitalore, dy të aksidentuarit kanë pësuar dëmtime dhe fraktura, por gjithsesi janë jashtë rrezikut për jetën. (a,r/news24/balkanweb)