Kriza ekonomike, ekspertët: Të mbrohen të varfërit
Qeveria pranon se efektet e krizës ekonomike botërore do të ndihen edhe në vendin tonë. Do të jenë disa treguesit e prekur, mes të cilëve pritet edhe rritje e çmimeve. Në këto kushte, ekspertët e ekonomisë i sugjerojnë ekzekutivit të marrë masa.
TIRANE- Përfaqësuesit e qeverisë pranojnë se efektet e krizës financiare globale e shndërruar tashmë në ekonomike, do të ndihen edhe në vendin tonë. Ata shpjegojnë se është i pritshëm një reaksion zinxhir efektesh që do të shoqërohen edhe me shtrenjtësim të çmimeve në treg. Në këto kushte ekspertët i sugjerojnë ekzekutivit që të marrë masa për të mbrojtur shtresat e varfra.
Arben Imami, shef i kabinetit të kryeministrit shprehet se ”Shqipëria nuk është e pandikuar nga efektet e krizës globale. Ndaj ne duhet të jemi të pregatitur për të pritur uljen e investimeve dhe pasjen e më pak parave në qarkullim”.
Ndërsa ish-ministri i Financave Arben Malaj, thotë se “në rekomandimet që jepen për vendet me të ardhura të ulta, konkretisht për grupimet shoqërore të varfëra në ambjentin ekonomik shqiptarë, duhet të mos braktisen, por ti krijohet mundësia e një asistence”.
Ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë të drejtë vendimin e Bankës së Shqipërisë për të mos ulur koston e lekut. Ndërkohë që kërkojnë marrien e masave shtesë nga ana e qeverisë, mes të cilave është rritja e investimeve dhe ulja e mëtejshme e taksave. (a.r/news24/balkanweb)