E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin kufizimet e energjise

Ne vend kane nisur nderprerjet e gjata te energjise elektrike. Vetem ne kryeqytet ne disa lagje si "Ali Demi", Tregu Elekrik, qyteti Studenti e te tjera, prej disa ditesh qytetaret ankohen per nderprerjen e energjise 4-6 ore ne dite.

Me e rende eshte situata ne zonat me ne periferi te kryeqytetit, ku nderprerjet e energjise elektrike zgjasin 11 ore nga mengjesi deri ne mbremje.

Kufizime te tilla te gjata te energjise elektrike ka thuajse ne te gjithe qytetet dhe fshatrat e vendit. Ato variojne nga 4 deri ne 6 ore ne dite.

Madje edhe gjate nates, ku konsumi i energjise eshte i ulet OSSH ka nisur aplikimin e kufizimeve qe zgjasin deri ne mengjes.

Nje nderprerje kaq e gjate e energjise elektrike dhe kaq e perhapur gjeografikisht ka qene karakteristike ne kohen kur vendi ishte perfshire ne kulmet krizes si ato te dy viteve te fundit 2006-2008.

Burimet zyrtare nga OSSH e kane mohuar faktin se ka kufizime te planifikuara edhe pse banoret jane deshmitareve te tyre prej disa ditesh.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›