E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga 22-vjeçarit, akuzohet për tentativë vrasje

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se shtetasi Gerald Domi, 22 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 8 të qytetit bregdetar ishte shpallur në kërkim prej më shumë se një muaji, kur së bashku me dy bashkëpunëtorë kanë qëlluar me armë zjarri mbi autoveturën Fiat Punto me targë 887- AJJ – 67,  në të cilën udhëtonin tre të rinj. "Ngjarja ndodhi mesditën e 22 dhjetorit të kaluar në një nga lagjet e qytetit" saktësuan burimet, sipas të cilave dy nga udhëtarët e automjejtit mbetën të plagosur dhe vazhdojnë të kurohen në spitalin rajonal të Durrësit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›