E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove, nis votimi ne Prizren e Lipjanë

PRISHTINE- Qytetarët e komunave të Prizrenit dhe Lipjanit në Kosovë do t’i drejtohen sërish sot kutive të votimit për zgjedhjen e drejtuesve vendorë.Sipas KQZ-së, për rivotimet e sotme në Prizren e Lipjanë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe kutite e votimit sipas ligjit jane hapur në orën 07:00. Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit të vitit të kaluar dhe balotazhit të 13 dhjetorit në këto dy njësi vendore ende nuk është arritur zgjedhja e drejtuesve të rinj. Për kryetar komunash garojnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që përbëjnë dhe koalicionin qeverisës në nivel vendi. Pas balotazhit të 13 dhjetorit, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa udhëzoi përsëritjen e votimeve në këto dy komuna pasi kishte shqyrtuar dhe pranuar ankesa për paregullsi, gjë që u pranua nga Komisioni Qendror Zgjedhor.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›