E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri përfshihet në një skandal seksual

LONDëR- Mbrojtësi i Celsit dhe i kombëtares angleze Xhon Terri është përfshirë në një tjetër skandal. Këtë herë i publikuar në një vendim të gjykatës në Londër. Ai ka patur një marrëdhënie jashtëmartesore me Vanesa Perroncen, ish të fejuarën e shokut të tij të ngushtë Uejn Brixh, që nga Celsi tashmë ka kaluar tek Mancester Siti. Ngjarja ka ndodhur kur Brixh luante me blutë e Londrës. Terri kërkon që kjo marrëdhënie të mos publikohej për shkak se humbiste sponsorat, ashtu sic ndodhi me Tajgër Uds por gjykata e Londrës vendosi të kundërtën.Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe Anglinë, ndërsa futbollisti rrezikon të mos grumbullohet nga Fabio Kapelo në Botërorin e Afrikës së Jugut. Vec kësaj sipas disa mediave angleze gruaja e tij ka kërkuar tashmë divorcin.Miqësia e Territ me Brixh është e njohur, madje ky i fundit ka qënë dëshmitar në dasmën e tij.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›