E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdoruesit postojnë klipe, YouTube ‘ha’ gjobën

HAMBURG- Drejtësia gjermane ka vendosur se YouTube mban përgjegjësinë kur përdoruesit postojnë klipe muzikore, duke shkelur të drejtën e autorit.

Gjykata e Hamburg deklaroi se YouTube, mund të instalojë filter që pengojnë përdoruesit nga publikimi i muzikës, për të cilën, të drejtat i ruan grupi muzikor gjerman GEMA. YouTube në mbrojtje nënvizoi se nuk merr përgjegjësi për veprimet e përdoruesve.

Nuk është bërë e qartë menjëherë nëse do të apelohet vendimi, por nëse YouTube detyrohet t’i paguajë GEMA-s të gjitha klipet e përdorura në website, llogaria do të jetë tepër e madhe.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›