E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pranga 4 policëve për korrupsion pasiv

Policia bëri të ditur në një komunikatë, se në pranga kanë rënë shtetasit “E. B., 31 vjeç, E. D., 31 vjeç, N. H., 53 vjeç dhe A. H., 28 vjeç, banues në qytetin bregdetar janë arrestuar me vendim të gjykatës së rrethit, e cila pasditen e kaluar ka vendosur masën e arrestit me burg për punonjësit e e sektorit të kolaudimeve në Drejtorinë rajonale të shërbimit të Transportit (DSHTRR)”.  Sipas të njëjtit burim, gjatë hetimeve rezulton se këta punonjës janë përfshirë në veprime të kundërligjshme korruptive, duke u marrë para qytetarëve për kryerjen e kolaudimit të automjeteve. Sektori i kolaudimit të automjeteve pranë DSHTRR të Durrësit është privatizuar disa muaj më parë nga një kompani zvicerane, e cila punësoi një pjesë të personelit të mëparshëm të ndërmarrjes.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›