E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Elbasan-Banorët e Elbasanit janë vënë në panik për shkak të lëkundjeve të tërmetit që kanë ndjerë në mbrëmje. Kanë qenë të paktën 4 lëkundje që kanë zgjatur disa sekonda dhe sipas banorëve, tronditja ka qenë e fortë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, por raportohet se nuk kanë qenë shumë të forta sa në Elbasan. Librazhd dhe zonat përreth.

Ndërkohë që sipas burimeve nga qendra sizmologjike mësohet se epiqendra ka qenë 10 kilometër në verilindje të Elbasanit. Të dhënat e para tregojnë për një intensitet 5 ballë në epiqendër.

Për fat të mire nuk janë regjistruar të dmëtuar dhe ende nuk ka raportime për dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë më shumë në katet e larta të pallateve, ku banorët janë mbërthyer nga frika. Elbasani bën pjesë në zonën me aktivitet të lartë sizmik për shkak të përbërjes tektonike të nëntokës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›