E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres printeri me defekt. Qytetaret prej dy javesh nuk pajisen me certifikata

Qytetaret e rajonit nr. 5 ne bashkine e Durresit prej dy javesh nuk mund te pajisen me certifikata. Shkak eshte bere nje defekt i printerit të zyres së gjendjes civile. Qytetaret shprehen se mungesa e certifikatave iu ka sjelle shume probleme, ndersa zgjidhja nuk duket e afërt, ndërkohë që numri i qytetarëve që duhet të pajisen me certifikata është rritur ndjeshëm për shkak të emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit.

Ne lidhje me problemin ne fjale drejtori i gendjes civile ne bashkine e Durresit shprehet se ende nuk ka ardhur fondi per riparimin e pajisjeve qe kane zyrat e gjendjes civile.

Materialet qe perdorin zyrat e gjendjes civile jepen nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, e cila varet nga ministria e Brendshme. Kjo e fundit ka njoftuar se fondet do te jepen vetem me buxhetin e vitit 2011, ndersa deri atehere, nuk do te kete asnje sherbim te ketij lloji ne rajonin nr 5.

Qytetaret dergohen per te mbaruar pune tek nje zyrë tjeter e bashkise, por edhe aty keta persona lihen të fundit ose në të shumtën e rasteve nuk e marirn fare shërbimin që kërkojnë.

Aleks Kalemasi        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›