E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci belg i BE-se Shqiperia meritoi heqjen e vizave

Pak kohe para se te dorezoje presidencen e rradhes te Bashkimit Europian,Belgjika ka bere dhe bilancin e ketij viti I cili ka njohur ndryshime rrenjesore kryesisht per Ballkanin Perendimor.I pyetur nga Alsat per objektivat e ketij fundviti Shefi i diplomacise belge dhe kryesues i Presidences se BE-se Steven Vanackere, vuri ne dukje se vendet te cilat filluan procedurat e antaresimit ne Bashkimin Europian arriten deri ne kete stad nepermjet reformave dhe standarteve te larta.

"Per sa i perket Ballkanit Perendimor, se pari, u dha fare qarte mesazhi i Sarajeves, se e ardhmja e ketyre vendeve eshte bashkimi me familjen evropiane. Ne kemi bere gjithçka qe ky mesazh te jete shume i qarte dhe bindes, qe ky proces integrimi do te realizohet.Mesazhi i dyte qe ka shoqeruar te parin ka qene ai se integrimi nuk arrihet automatikisht, natyrshem, vetem me kalimin e kohes. Perkundrazi, integrimi do te jete merite pune. Pra, eshte bere pune dhe ka ende shume per te bere. Nese kemi arritur te themi "Po" per ato qe u arritem, kjo do thote se kemi harmonizuar mire te dyja mesazhet: ate te vullnetit tone politik me kushtezimin. Kushtezim jo per t'i penguar keto vende te vijne ne BE, por te garanojme te gjithe se kur themi "Po, te jemi te sigurt se jane arritur normat e BE-se", tha Steven Vanackere, Ministri i Jashtëm i Belgjikës. Vetem disa dite me pare Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina aplikuan regjimin me viza te liberalizuara per qytetaret e tyre ndersa Mali i Zi u pranua si vend kandidat i BE-se.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›