Levizja pa viza Basha Prisnin eksod levizja normale
Ministri i Brendshem Lulzim Basha e cilesoi si te suksesshem procesin e liberalizimit te vizave. Sipas tij levizja e lire e qytetareve ka qene normale dhe jo ne parametrat e nje eksodi sikunder pretendohej nga eksponente te se majtes politike.
“Deri në mesnatën e djeshme kanë kaluar 11723 qytetarë. Është një fluks normal. Nuk bëhet fjalë për një eksod siç kishte frikë apo trumbetonte ndokush. Shumica dërrmuese e këtyre qytetarëve kanë kaluar pa probleme. Ka një numër të caktuar qytetarësh të cilët janë identifikuar në sistemet shengen si persona me probleme, persona të dëbuar nga zona shengen për një periudhë të caktuar dhe ata janë kthyer” tha Basha.
Kreu i ministrise se Brendshme u ndal dhe tek problemet e hasura ne piken kufitare te Kakavijes. “Në fillim kemi patur probleme në një pikë të kalimit kufitar, Kakavije. Janë marrë të gjitha masat. Vazhdon kontakti me të gjithë autoritetet greke, italiane, por dhe gjithë autoritetet e zonës shengen. Në tërësi mendoj se procesi është tërësisht i suksesshëm” tha Basha.
Deklaratat e Bashes u bene pas inagurimit te salles operative te operacioneve speciale te policise. Salla operative mundeson pamje reale te operacioneve ne terren ku kryhet edhe lidhja me oficerët e kontaktit dhe database të të dhënave kriminale të policive nga vendet partnere.
Julian Kasapi