E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton projektin e xhamise se re. Ambient per 2500 besimtare

Bashkia e Tiranes ka prezantuar projektin per ndrtimin e nje xhamie te re ne kryeqytet. Sipas projetik paraprak ngritja e kesaj xhamie do te plotesojë nevojat e arsyeshme te te gjithe besimtareve muslimanë dhe kendin e munguar te bashkejeteses nderfetare, tha kryebashkiaku Rama. “Kryeqytetit tonë, përtej shtrirjes së komunitetit musliman I duhet një xhami e re për të plotësuar një kënd të munguar të trekëndëshit që e bën Tiranën një vend unik, të trekëndëshit të bashkëjetesës mes tre besimesh” tha Rama.

Xhamia eshte menduar te ndertohet ne nje siperfaqe prej 17135 metër katrorë dhe do te perfshije brenda saj hapesira per te kryer te gjitha ritet qe permban kjo fe, si dhe ambjente per te gjithe ata qe duan te informohen mbi fene islame.

“Do të ketë një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17135 metrash katrorë brenda një trualli prej  2930 metrash katrorë dhe arrin t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve. Janë 9 nivele, 4 nëntokësore dhe 5 mbitokësore të cilat janë të parapara në gjithë këtë hapësirë. Në transformimin e gjithë kësaj hapësire edhe në një qendër të thellimit të dijes mbi kulturën islame” tha Rama.

Ky prenzantim perben nje plan projket per ndertim e Xhamise, nderkohe qe priten te tjera sugjerime nga arkitekte te ndryshem duke pasur parasysh siperfaqen ne dispozicion dhe hapesirat e nevojshme per kryerjen e riteve. Xhamia eshte parashikuar te ndertohet mbrapa Pallatit te Kultures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›