Opozita braktis Ligjet. Nuk ngrihet komisioni hetimor per zgjedhjet

Si një déjà vu e asaj çka ndodhi disa muaj më parë me kërkesën pararendëse të selisë rozë, edhe drafti i dytë i PS-së për komisionin hetimor nuk arriti të bindë maxhorancën. Ishin nenet 2, 3 dhe 4 e kërkesës së rinovuar të socialistëve që për deputetet e djathë shkelnin rëndë kushtetutën dhe 4 ligje të tjera. Konkretisht të papranueshëm ishin objekti i hetimit, kryesimi dhe maxhoranca e komisionit.
“Projekt vendimi mund të miratohet në parim nga ana e komisionit të administratës publike. Nuk do të thotë se teksti I projektvendimit në komision është I gatshëm për votimin pro të përmbajtjes normative të tij. Pika 2, 3 dhe 4 të projektvendimit duhet të riformulohen në mënyrë të pranueshme nga këndvështrimi kushtetues” tha deputeti demokrat Viktor Gumi.
Për opozitën ky ishte konfirmimi i asaj që ishte paralajmëruar, refuzimit të komisionit. “Mekanizëm për të realizuar qëllimin politik të kësaj maxhorance. Ju nuk dëshironi të ngrihet ky komision hetimor I kuvendit. Ju duhet të na thoni në qoftëse ju jeni dakort dhe keni të njëjtin mendim me relatorin tuaj ne nuk kemi dhe nuk jemi pjesë e këtij procesi. Ne po vijmë një ditë tjetër kur ju t’ju duhet t’u thotë padishahu bëheni kështu siç ju them unë” tha deputeti socialist Fatmir Xhafa.
Pas largimit të opozitës, maxhoranca miratoi e vetme relacionin e Gumit i cili kërkonte ndryshimin e 3 neneve të kërkesës. Sipas kryetarit Rusmajli, Partisë Socialiste i lihej e hapur mundësia për të bërë rregullimet e nevojshme për të proceduar.
“Oferta politike e maxhorancës ka qenë dhe është në fuqi. Është e gatshme për t’u zëvendësuar. Pastaj do të jetë komponenti tjetër I parlamentarizmit, ai politik siç tha Gumi, që do ta çojë përpara këtë cështje” tha Rusmajli.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 20 dhjetor 2010 )