E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes masa per vendosjen e kasave fiskale

Administrata Tatimore më Kukës ka ndërmarë një aksion për kontrollin e biznesit të vogël dhe atij të mesëm për pajisjen me kasa fiskale. Duke qënë se numri i bizneseve që tashmë e kanë instaluar kasën dhe afatet kohore për paisje me të janë shumë të shkurtra, inspektorët u kanë bërë thirrje edhe një herë të gjithë biznesmenëve që të përfundojnë këtë proces pasi në të kundërt sanskionet ligjore do jenë të forta.

Ky aksion ndërgjegjësimi është shtrirë në të gjithë qarkun e Kukësit ku numri i bizneseve është i lartë, por numri i atyre që janë paisur me kasë është mjaft i vogël. Të gjithë tatim paguesit të cilët kanë detyrim për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së saj deri në datën 28 shkurt 2011 do iu rimbursohet pagesa deri në shumën 44 000 lekë.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›