E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, procedohen 3 vetë, peshkonin me lëndë plasëse

DURRËS- Shërbimet e polisë kufitare në Durrës bllokuan mbrëmjen e kaluar tre persona, të cilët gjuanin peshk duke përdorur lëndë plasëse artizanale.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit bënë të ditur se shtetasit K. S., 26 vje, H. B., 57 vjeç dhe M. R., 58 vjeç u kapën në flagrancë në zonën e Porto Romanos, 8 km në veri të qytetit.
Sipas të njëjtave burime, ata peshkonin në mënyrë të paligjshme me lëndë plasëse artizanale. Burimet thanë se policia bllokoi 2 fitila zjarrpërcjellës si dhe një sasi pluhuri, me të cilën dyshohet se përgatitej lënda plasëse.
Tre personat do të ndiqen penalisht në gjëndje të lirë, thanë burimet e policisë së kufirit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›