E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shtrigat e Salemit" rikthehen në Teatrin Kombëtar

TIRANE- "Shtrigat e Salemit", e regjisorit Spiro Duni, do të rikthehet për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 7 tetor.
Drama e Arthur Miller, me protagonistë Timo Fllokon dhe Eva Alikajn, do të çelë sezonin artistik të TK-së në një shfaqje, në qëndër të të cilës është fati tragjik i individit në kushtet e mungesës së lirisë.

Vepra klasike, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Amerikën e viteve ’50, paraqet fenomenin e makartizmit, shtypjes së mendimeve të lira të individit. Personazhi kryesor, Xhon Proktori, gjendet mes tundimi për Abigelën dhe ruajtjes së emrit të tij. E ndërsa gruaja e tij, Elisabet, rrezikon dënimin, Proktor i del në mbrojtje, duke dëshmuar për lidhjen me Abigeil dhe për të ruajtur dinjitetitn dhe personalitetin shkon në litar.

Në role të tjera do të interpretojnë aktorët Drita Pelingu, Vasjan Lami, Fatos Sela, Neritan Liçaj, Eni Jani, Naum Shundi, Elia Zaharia, etj.

Pas “Shtrigat e Salemit” pritet premiera “Amadeus”, me protagonist Ndriçim Xhepën. Nga fundi i muajit dhjetor për publikun pritet të vijë një tjetër premierë teatrore, "Mallkimi i të uriturve", nga regjisori Kastriot Çipi.  "Shtrigat e Salemit” do të shfaqet në datat 7, 8, 9 tetor, ora 19:00.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›