E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon OSBE: Maxhoranca gati për reformën zgjedhore

TIRANE- Kryeparlamentarja Topalli priti sot në një takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE për Europën Juglindore. Gjatë takimit përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Battelli theksoi se dialogu politik duhet të bëhet mbi çështje të arsyeshme. ‘Dialogu duhet të jetë i hapur, pa parakushte dhe të zhvillohet brenda institucioneve’ u shpreh Batelli. Nga ana e saj Topalli u shpreh se “Raporti i OSBE-ODIHR-it me 52 rekomandimet e tij, janë baza për reformën e ardhshme zgjedhore, reformë që kërkon angazhimin dhe kontributin e të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile, me asistencën e OSBE/ODIHR-it. Ajo shtoi se “ka përsëritur ftesën për ngritjen sa më parë të Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke kërkuar nga deputetët e opozitës të përmbushin misionin dhe detyrën kushtetuese në votimin e ligjeve dhe jo vetëm të votojnë prezencën e tyre në parlament”. Në vijim të bisedës Battelli theskoi se “Reformat vijnë përmes votës.”Ai tha se “Shqipëria ka një energji shumë pozitive dhe vendi është me perspektivë europiane.”
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›