E Shtunë, 31 Tetor 2026

I parakalon me makinë, e terrorizojnë me armë

Tre të rinjtë udhëtonin me një makinë tip Ford me targa të huaja, teksa janë parakaluar nga një makinë që drejtohej nga 42-vjecari S.H. Ata kanë ndjekur makinën duke qëlluar në drejtim të saj me armë. Arrestohen nga policia. 

KURBIN- Parakalimi me makinë është kthyer në shkak që tre të rinj të qëllojnë me armë ndaj drejtuesit të mjetit, por fatmirësisht pa i shkaktuar plagë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në Fushë Milot, ndërsa autorët përkatësisht Erjon Rama, Egert Hyska dhe Andi Bilali janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë së Kurbinit.

Tre të rinjtë udhëtonin me një makinë tip Ford me targa të huaj, teksa janë parakaluar nga një makinë tjetër që drejtohej nga 42-vjecari S.H.
Të irrituar nga ky veprim, ata kanë ndjekur makinën që i parakaloi duke qëlluar në drejtim të saj me armë.

Më pas në ndihmë të tyre ka ardhur po me makinë dhe Bardhok Tuci, i cili në tentativë për tu afruar me mjetin e 42-vjecarit ka pësuar aksident, duke mbetur i plagosur.
Menjëhere më pas policia ka vijuar hetimet duke bërë të mundur arrestimin e autorëve, të cilët akuzohen për kanosje për vrasje, armbëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›