Grindje mes narkomanesh, tenton ta vrase me "Kallash"
Shijak- Grindja mes dy te rinjve te dyshuar si perdorues te drogave perfundon me bresheri "Kallashnikovi" dhe te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Shijakut mbremjen e se dieles, prane tregut te fruta-perimeve, kurse te shtenat kane alarmuar kalimtaret dhe banoret. Burime zyrtare thane se 25 vjecari Ilir Nurka u plagos me nje plumb ne kembe, kurse brenda 10 minutash u be e mundur kapja e te dyshuarit 31 vjecar, Mikelian Merko. Agjentet sekuestruan nje automatik, si dhe 5 gezhoja ne vendin e incidentit, kurse motivet sipas policise kane qene te dobeta, grindje per shkak te nje debati mbi narkotiket. Burime zyrtare thane per "KJ" se dy te rinjte ishin shoke me njeri-tjetrin prej vitesh dhe mbremjen e se dieles gjendeshin se bashku. Por gjate debatit, Merko nuk ka nguruar duke shkuar ne banese ku mbante te fshehur edhe automatikun "Kallashnikov". Eshte rikthyer tek tregu duke qelluar me bresheri ne drejtim te shokut te tij, te cilin e ka kapur vetem nje plumb ne pjesen e kembes. Mjeku i repartit te Urgjences, Met Kaci, ka kane thene se i plagosuri, pas ndihmes mjekesore te dhene eshte jashte rrezikut per jeten. I dyshuari pas krimit eshte larguar ne kembe, por patrullat munden ta lokalizonin dhe ndalonin brenda 10 minutash ne periferi te qytezes. Policia tha se bllokoi edhe armen e krimit, ndersa po heton motivet e grindjes qe perfundoi ne pergjakje.
E. A.
E. A.