E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, liron Ylli Kelmendin

Tirane- Lirohet Ylli Kelmendi, nje nga deshmitaret e vrasjes se Fatmir Rames, te njohur si "Miri i Xhikes". Gjyqtari Petrit Como, ka vendosur dje lirimin e te denuarit, pas kerkeses se bere nga ana e tij, per lirim me kusht. Vete i denuari nuk ndodhej ne sallen e gjyqit, por vendimi u more ne prani te prokurorit dhe te mbrojtesit te 44-vjecarit. Sipas burimeve nga gjykata, Kelmendi fitoi lirine e tij me kusht, per shkak te denimit te ulet dhe si pasoje e vepres penale jo te rende. Ai u denua nga gjykata per "armembajtje pa leje" dhe "kundershtim te punonjesve te policise" me 2 vjet burg. 44- vjecari Kelmendi nuk duhet te kryej asnje veper penale gjate kohes qe eshte i lire me kusht, ne te kundert do te kthehet ne qeli te vuaj denimin e mbetur dhe ate per vepren e re penale. Gjate seances se djeshme, mesohet se avokati i Kelmendit, eshte shprehur se klienti i tij do te respektoje vendimin e dhene nga ana e gjykates.

Ylli Kelmendi mbremjen e 3 korrikut te vitit te kaluar, ka kundershtuar urdhrin e policise per kontroll, duke u konfrontuar me nje efektiv te policise, pasi 44- vjecari Kelmendi, nuk ka pranuar qe ndaj tij te kryhej kontrolli fizik. Sipas vendimit te gjykates, i pandehuri ka konsumuar elemente te vepres penale te "armembajtjes pa leje" dhe "kundershtimit te forcave te rendit", akuza keto te faktuara nga deshmite e punonjesve te policise qe kane asistuar ne momentin e arrestimit te tij ne rrugen "Xhorxh Bush" ne afersi te Kuvendit te Shqiperise, ku pas informacioneve qe kishte policia ne rruge operative, u kerkua qe Kelmendi t'i nenshtrohet kontrollit fizik. Pasi nuk ka pranuar kontroll, duke kundershtuar urdhrat e efektiveve te policise, ne nje moment ai ka shtyre edhe punonjesin e policise i cili tentoi t'i afrohet per ta kontrolluar. Kaq ka mjaftuar qe grupi i gatshem i komisariatit numer 1 te mberrije ne vendngjarje dhe te arrestoje shtetasin Ylli Kelmendi, ku nga kontrolli rezultoi se mbante nje pistolete pa leje. Kelmendi njihet si deshmitar, ne nje atentat me arme zjarri ne vitin 2003 ne periferi te Tiranes, ku mbeten te vrare disa persona, mes tyre edhe miku i tij, Fatmir Rama, i njohur si "Miri i Xhikes". Vete Kelmendi mbeti i plagosur nga ky atentat.

Vrasja e "Mirit te Xhikes"

Me 23 mars te vitit 2003, rreth ores 19:50 ekzekutohet Fatmir Rama, i njohur si "Miri i Xhikes", ne lokalin e tij "Kartodrom 2000", teksa ndodhej ne shoqerine e tre miqve te tij, duke ndjekur ndeshjen e Shqiperi-Rusi. Plumbat e dale nga "Kallashnikovi" plagosen rende Julian Durishtin dhe Kritaq Camin, te cilet me pas humben jeten ne spital. I vetmi qe reagoi ndaj atentatoreve ishte Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Rames, i cili qelloi me pistolete drejt atentatoreve, duke plagosur njerin prej tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›