Tiranë, vetëvaret babai i vajzës së vetëvrarë
TIRANE – Një muaj e gjysmë pas vetëvrasjes së vajzës mjeke e papunë, edhe babai i saj ka zgjedhur të njëjtën mënyrë vetëflijimi.
Lefter Kushi, 64 vjeç, banues në rrugën “Niko Avrami”, në Allias, pranë shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, është vetëvarur në dhomën e shtëpisë së tij në katin e tretë të pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30, kur sipas policisë, Lefter Kushi nuk ka duruar dot më tej dhimbjen e shkaktuar prej vdekjes së vajzës dhe ka vendosur të varë veten. Ekspertët e policisë dhe mjekët ligjorë kanë konfirmuar në një proces-verbal, vdekjen e të moshuarit nga asfiksia mekanike si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes. Ai është gjetur në dhomë i pa jetë nga gruaja dhe të afërmit e tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta ndihmojnë, pasi ai kishte ndërruar jetë. Policia ka mbërritur në vendin ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimin e rrethanave për zbardhjen e shkaqeve dhe motive të vetëvrasjes. Për hetuesit, kjo ngjarje nuk qe e vështirë për t’u zbardhur, pasi pasditen e 29 shkurtit të këtij viti, vajza e viktimës, Sonila Kushi kishte vrarë veten. Ajo kishte tentuar të hidhej nga ballkoni dhe nga dritarja e shtëpisë, për shkak të gjendjes së saj depresive që po kalonte. Vajza e Kushit, sipas policisë kishte përfunduar studimet në mjekësi, por nuk kishte mundur ta ushtronte profesionin e saj, për shkak se nuk kishte gjetur vend. Në këtë gjendje, mjekja zgjodhi vetëvrasjen e depresuar nga papunësia dhe gjendja jo e mirë psikologjike që po kalonte. Sipas burimeve të policisë, që prej vdekjes së vajzës, Lefteri, nuk kishte kaluar një gjendje të mirë. d.b