Sherr me armë për tokën, pesë të plagosur
Pesë persona mbetën të plagosur pas një përplasje me armë, për shkaqe pronësie në fshatin Bulticë të Komunës së Vaqarrit, në periferi të Tiranës.
Dashamir Biçaku
Të dëmtuarit morën plagë të lehta gjatë konfliktit me armë zjarri, ndërsa policia ka shoqëruar më tepër se 10 persona në komisariat. Hetuesit kanë arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen, dy nga të cilët ishin shpallur në kërkim menjëherë pas përplasjes mes dy grupeve në konflikt. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:30 minuta, në një lokal të fshatit Bulticë të Vaqarrit rreth 10 kilometër larg Tiranës. Në grindje mësohet se, janë përfshirë Rasim Xhabafti, 30 vjeç, Fadil Xhabafti, 19 vjeç dhe Aqif Xhabafti, 55 vjeç, të cilët janë përplasur me Florian Lamin, 18 vjeç dhe babain e tij Abaz Lami, 48 vjeç. Shkak për sherrin, sipas burimeve të policisë është bërë një konflikt i momentit mes personave që ndodheshin në lokal. Policia deklaroi se, të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë mbetur të plagosur me përjashtim të Florian Lamit dhe Rasim Xhabaftit, të cilët janë konsideruar si autorë të ngjarjes dhe fillimisht janë shpallur në kërkim e më pas janë ndaluar nga policia e Komisariatit nr.6. Veç konfliktit të momentit, të ndodhur dje, burimet e policisë thanë se palët në mosmarrëveshje kanë pasur pretendime pronësie për një sipërfaqe tokë në fshat. Sipas hetuesve, sherri ka lindur për kufirin kufizues të një sipërfaqeje toke prej 800 metra katrorë. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e krimeve, palët në konflikt kanë akuzuar njëra- tjetrën, për mosmarrëveshjen. Efektivat blu kanë pohuar se, ende nuk e kanë saktësuar konfliktin mes familjeve, por në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se, sherri ka pasur motive pronësie për një sipërfaqe toke bujqësore.
Përplasja
Një prej personave të familjes Lami, sipas policisë ka qëlluar me armë në drejtim të Xhabaftëve, duke lënë të plagosur Rasim Xhabaftin, 30 vjeç, Fadil Xhabaftin, 19 vjeç dhe Aqif Xhabaftin, 55 vjeç. Si autorë të ngjarjes policia ka identifikuar Florian Lamin, i cili besohet se ka qëlluar i pari ndaj Xhabaftëve me një armë “Kallashnikov”. Në kundërpërgjigje të sulmit të Lamit, Radmir e Fadil Xhabafti, kanë përdorur edhe ata armët. Nga të shtënat e tyre kanë mbetur të plagosur Abaz Lami dhe Muharrem Nurja, ky i fundit, sipas policisë ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes edhe pse nuk kishte lidhje me konfliktin. Në vendin e ngjarjes, pas njoftimit, kanë mbërritur dy grupe të gatshme të Komisariatit të policisë nr.6, të cilët kanë shoqëruar të gjithë personat që ndodheshin në lokal si dhe kanë bllokuar vendin e ngjarjes, deri sa kanë mbërritur oficerët e Zyrës së Hetimit të Vrasjeve. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të lehta të marra kryesisht në gjymtyrë. Hetuesit e zyrës së vrasjeve, iu është dashur vetëm të marrin në pyetje të plagosurit dhe të arrestojnë, si shkaktarë të ngjarjes, Fadil Xhabaftin e Florian Lamin. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje në polici, dy palët kanë pretenduar se sherrin e ka nisur familja tjetër, që ishte përgjegjëse për përplasjen e djeshme.
Të plagosur
Abaz Lami 48 vjeç
Muharrem Nurja 45 vjeç
Rasim Xhabafti 30 vjeç
Fadil Xhabafti 19 vjeç
Aqif Xhabafti 55 vjeç
I arrestuar
Radmir Xhabafti 25 vjeç
Fadil Xhabafti 19 vjeç
Florian Lami 18 vjeç