“Epoka”,konkurs për studentët
Ka nisur dje konkursi për studentët që duan të studiojnë pranë Universitetit “Epoka”.
Ky është viti i dytë i jetës akademike të universitetit, i cili bazohet në eksperiencën 15-vjeçare të kolegjeve turke. Pikërisht dje, për vitin akademik 2008-2009, shumë maturantë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë konkurruan për degët: Ekonomi, Administrim Biznes, Financë dhe Sistem Bankar, Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi si dhe Inxhinieri Kompjuteri. Në këto degë do të pranohen rreth 210 studentë. Më datë 1 maj 2008 shpallen rezultatet e konkursit, studentët më të suksesshëm do të përfitojnë 21 bursa studimi, përkatësisht tri bursa për çdo degë. Çdo student i regjistruar për vitin akademik 2008-2009 do të përfitojë një laptop falas. Si vazhdim i traditës së kolegjeve turke, arsimimi në Universitetin “Epoka” është 100% në gjuhën angleze, për këtë arsye kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një provimi të dytë të gjuhës angleze në muajin qershor. Më datë 3 maj do të organizohet provimi i pranimit në Maqedoni dhe më 14 qershor në Kosovë. Për studentët e ardhur nga rrethet do të ofrohet mundësi akomodimi në konviktet e universitetit.